Eksperti i ekonomisë Majlind Lazimi çështjen e legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore e sheh si një debat shumë të rëndësishëm dhe kompleks, nga pikëpamja ligjore, ekonomike apo morale dhe thotë se ha debat nëse duhet legalizuar apo jo.
Në emisionin MCN Economy, Lazimi u shpreh kundër legalizimit për arsye rekreative të kanabisit, si dhe kërkoi që të mos konsiderohet vepër penale kur dikush e konsumon në sasi të vogla.
Legalizimi për arsye strikte dhe në kushte laboratorike i prodhimit të kanabisit, ka interes. Por duke qenë se Shqipëria ka një histori me kanabisin, duhet kujdes.
A do duhet të shkatërrojmë apo të zbusim rolin që kanë bandat dhe krimet e organizuara, në raport me biznesin e kanabisit? Nëse bëhet në mënyrë të kontrolluar ok.
Nëse qeveria ka model të suksesshëm, duhet nga prodhimi, përpunimi dhe shitja, e kontrolluar. Më mirë të kesh 2-3 kompani të huaja.
Nëse bëhet në mënyrë të duhur, mund të ketë efekt pozitiv, pasi mund të nxjerrë jashtë tregut grupet kriminale që po bëjnë biznes.
Për momentin kemi shumë dyshime se kemi parë se çfarë ka ndodhur më parë në Maqedoni.
Qeveria moralisht e ka marrë një vendim, qoftë për kanabisin rekreativ, qoftë për atë mjekësor.
I pyetur se si hartohen ligje për çështje të caktuara dhe se nuk ka një studim apo analizë për këtë çështje, Lazimi tha se është një miks kaotik në mënyrën se si funksionojmë në nivel qendror dhe se nuk ishte rishtas, për shkak se shumë shtete e kanë.
Sipas tij, ajo që po diskutohet është se cili është mekanizmi që ky qëllim pozitiv do përftohet.
Duhet një model i plotë zinxhir nga momenti që prodhohet, kur qeveria të jetë pjesë, të përfshihet policia për të menaxhuar një treg, se sa të kemi fushata të tilla se me mijëra policë shkojnë në male e fusha.
Çmimi i kanabisit do të bjerë, tashmë kemi territore që nuk i menaxhojmë dot. Duhet të bëjmë një projekt pilot, për zonat ku do mbillet dhe si do bëhet, ku ti e bën në mënyrë të kontrolluar dhe e ke tregun të garantuar.
Le të vijë një kompani kanadeze. Duhet prodhimi i kontrolluar. Mund të ketë punësim me paga më të mira për fermerët, por mund të lënë pas kulturat e tjera bujqësore.
Mund të krijojnë probleme në produktet më bazike ushqimore, në një kohë që kriza ushqimore është tek pragu i derës.
Po pati një strategji të mirë, model biznesi funksional, mund të jetë mënyrë për të nxjerrë disa të ardhura buxhetore duket se ka plan veprimi dhe prapamendim nga ana e qeverisë për të licencuar kompani të caktuara, për të krijuar abuzivitet.
Në momentin që nuk gjendet garancia e shitjes, mund të kemi trafikim.



