Drejtësia ka ngecur në 2009-ën

Drejtësia ka ngecur në 2009-ën

Procesi i vetingut dhe dorëheqjet e gjyqtarëve e prokurorëve kanë shkaktuar në sistem mungesën e 36% të trupës së gjyqtarëve dhe 22% të trupës së prokurorëve, gjë e cila solli bllokimin e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë përkatësisht për dy dhe tre vite.

Por çfarë po ndodh aktualisht me funskionimin e Gjykatës së Lartë? Plotësimin me anëtarë të trupës gjyqësore dhe shqyrtimin e dosjeve të mbetura pezull prej të paktën 10 vitesh.?

Aulona Bodo, magjistrate dhe këshilltare e ligjore në gjykatën e lartë flet për ngarkesën që duhet të përballojnë në shqyrtimin e çështjeve 9 anëtarët e trupës gjyqësore, dhe ndarjen e dosjeve sipas kolegjeve përkatëse.

Rezulton që në Gjykatën e Lartë ka çështje të regjistruara për shqyrtin dhe të patrajtuara, të paktën që nga viti 2011. Raporti i çështjeve për t’u shqyrtuar, në raport me gjyqtarët që duhet t’ii shqyrtojnë është jashtëzakonisht shumë i lartë”, është shprehur Bodo për MCN.

Nga 19 gjyqtarë që kërkohen për funksionimin e plotë të Gjykatës së Lartë, aktualisht janë të emëruar vetëm 9 të ë tillë, duke bërë që numri cështjeve ende të pa shqyrtuara të vijojë të jetë i lartë.

Janë mijëra dosje të cilat mbartin konflikte, mosmarrëveshje dhe vite pritje për qytetarët që janë ende me sytë nga drejtësia e vonuar.

Por cilit vit i përket dosja më e vjetër dhe përse ka mbetur ende e pashqyrtuar?

Ka një dosje të vitit 2009. Është çështje e cila nuk është gjykuar pasi ka kaluar në kolegjet e bashkuara”, thotë me tej Bodo.

Aktualisht 9 anëtarët e Gjykatës së Lartë në dorë kanë dosjet e vitit 2013-të. Dosjet shqyrtohen sipas rendit kronologjik, kategorive dhe çështjeve prioritare , për të cilat Bodo kujdeset të theksojë se pavarësisht ngarkesës, nuk do të kalojnë në mënyrë të përshpejtuar duke cënuar kështu efektin e dhënies së drejtësisë.

Por përpos shqyrtimit të dosjeve, Gjykata e lartë së fundmi ka miratuar edhe 3 vendime njësuese, për të orientuar kështu gjykatat e shkallëve të tjera mbi mënyrën se si duhet të trajtojnë cështje të caktuara.

Në kohën kur Gjykatës së Lartë i mungojnë 10 gjyqëtarë, MCN i është drejtuar në mënyrë zyrtare Këshillit të Lartë Gjyqësor, institucionit kompetent për vlerësimin, përzgjedhjen dhe miratimin e anëtarëve të kësaj Gjykate.

Të cilët po në mënyrë zyrtare, na kanë shpjeguar se procedurat e vlerësimit të kandidatëve për emërim në Gjykatën e Lartë janë të lidhura ngushtësisht me procesin e Vettingut dhe vlerësimin etiko-preofesional të tyre. E si parakushte të rëndësishme për ngritje në detyrë, për dy prej kandidatëve ende nuk ka përfunduar procesi i Vettingut, ndërsa paralelisht KLGJ po përfundon procesin e vlerësimit të kandidatit të katërt nga radhët e juristëve të spikatur.

Në këto kushte, dosjet të cilat prej vitesh janë harruar në arkivë do t’u duhet ende kohë për të kaluar nga duart e Gjyqëtarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy