Olena Zelenska në Kongresin Amerikan: Kërkoj sisteme të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur fëmijët tanë (VIDEO)

Olena Zelenska në Kongresin Amerikan: Kërkoj sisteme të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur fëmijët tanë (VIDEO)

Një duartrokitje e gjatë shoqëruar me ovacione dhe ngritje në këmbë, për Zonjën e Parë të Ukrainës Olena Zelenska në Kongresin Amerikan në Uashington.

Gjithçka pasi “në emër të viktimave” të luftës dhe atyre që janë ende gjallë u kërkoi deputetëve dhe senatorëve amerikanë që t’i siguronin Kievit mbrojtje ajrore.

Unë po kërkoj diçka që nuk do të doja kurrë, kërkoj armë! Kërkoj sisteme të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur fëmijët tanë.

Ju garantoj se nuk do të përdoren për të bërë luftë në tokën e njerëzve të tjerë, por për të mbrojtur shtëpitë tona dhe të drejtën për t’u zgjuar të gjallë në ato shtëpi.

Gruaja e Presidentit Volodymyr Zelensky, e prezantuar nga kryetarja e Kongresit, Nancy Pelosi, në fjalimin e saj gjatë së mërkurës, tregoi imazhe të viktimave, përfshirë edhe fëmijë, të sulmeve me raketa ruse, mbi tre mijë që nga fillimi i luftës së nisur nga Moska.

“Rusia po shkatërron popullin tim”, tha Zelenska, e cila falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën e dhënë.

Ne jemi vërtet mirënjohës për ju që jeni pranë nesh në këtë luftë për të drejtat e njeriut dhe pavarësinë. Ndërsa Rusia na vret, Shtetet e Bashkuara na shpëtojnë, por lufta nuk ka mbaruar dhe terrori vazhdon.

Unë ju bëj thirrje të gjithëve në Uashington që të sigurojnë sisteme të mbrojtjes ajrore që do të parandalojnë raketat ruse të vrasin fëmijë në karrocat e tyre ose familje të tëra në sulmet ruse ndaj objektivave civilë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy