Shtesat e kateve pa leje, Myrtaj: Konsensusi është marrë diku! S’ka rrezik sigurie, por shkelje ligji (VIDEO)

Shtesat e kateve pa leje, Myrtaj: Konsensusi është marrë diku! S’ka rrezik sigurie, por shkelje ligji (VIDEO)

Pedagogu i Politeknikut, Luan Myrtaj, flet për rrezikun që paraqesin shtesat pa leje të kateve të pallateve, lidhur me vendimin e Këshillit të Ministrave, për konfiskimin e tyre.

Nga studio e MCN Live, ai ngriti pikëpyetje se nuk mund të ndërtosh kate pa leje, kur nuk lëvizet dot një dritare pa leje.

Nuk mund të shtosh asnjë sipërfaqe pa miratim. E kanë pasur një konsensus diku. Unë jam konstruktor vetë, kam një kod projektimi, ku parashikohet se më pak se kaq siguri në ndërtesë nuk do japësh.

Nëse vjen investitori dhe thotë lejen e kam me 12 kate, por nëse më lejojnë dua që mos të jetë 12, por 14. Këta i kanë marrë masat të tërë kur ndërtojnë, që të parashikosh që të mbajë kaq kate shtesë.

Dhe në kohën e Enverit ndërtesat bëheshin 4 katëshe, por parashikoheshin që të bëheshin edhe 6 kate.

Në shumicën e rasteve, nga ana e sigurisë zor se ka problem. Në këtë kohë më shumë nuk është problemi nga ana e konstruksionit, por shkeljes së ligjit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy