Basha me studentët e UB: Punësimi objektiv parësor i PD pas ndryshimit me 25 prill

Basha me studentët e UB: Punësimi objektiv parësor i PD pas ndryshimit me 25 prill

Gjatë një bashkëbisedimi të kryetarit të PD, Lulzim Basha me studentet e Universitetit Bujqësor të Tiranës, kreu i PD, mori opinionet e të rinjve të cilët duke numëruar paknaqësitë gjatë studimeve të tyre, thanë se frikë për ta mbetet vështirësia për tu punësuar pas studimeve.

Me këtë rast, Basha, u shpreh se në përgjigjje të kësaj mbetet nevoja për ndyshim parësor, në kuadër të së cilës qeveria duhet të jetë urë lidhëse ndërmjet shkollimit dhe punësimit.

Teksa numëroi dështimet e qeverisë në tetë vite, kryedemokrati Basha foli për sfidat e PD.

“Ndryshimi duhet të vijë, për këtë është i bindur çdo shqiptar. Kështu nuk vazhdohet më. Kupa është mbushur dhe është derdhur, mjaft është mjaft. Tetë vite premtime të pa mbajtura, tetë vite dështime, keqmenaxhimi e ka sjellë situatën në një pikë të papërballueshme për shumicën e shqiptarëve . Të gjithë kërkojnë ndryshim.

Sfida për PD, për opozitën, për mua është që të paraqesim një rrugë të qartë dhe të zbatueshme që ta bëjmë këtë ndryshim të ndjeshëm për çdo shqiptar. Sa i përket të rinjve sfida është të ndalim katastrofën e largimit të të rinjve”, tha Basha.

Basha paralajmëroi se nëse nuk do të ketë një ndryshim tani, pasojat do të jenë fatale.

“Duhet një ndryshim politik, problemet kanë ardhure dhe janë akumuluar, Kriza është thelluar nga vendimet e kësaj qeverie.

Po vjen koha që ti japim zë një mësimi, po aq të vjetër sa qytetërimi. Përsëritja e të njëjtit gabim, me të njëjtin rezultat është marrëzi. Gabimi nisi në 2013, vazhdoi në 2017 me tepsi tani nuk ka më kohë. Tani është koha për ndryshim, mos ndryshimi do të kishte pasoja fatale.  Ky është momenti i fundit për të ndryshuar kurs. E vetmja që mund ta ndalë këtë të keqe është bashkimi i vlerave dhe i opozitës”, u shpreh ndër të tjera Basha.

 Më tej Basha, u ndal te sektori i turizmit, sipas të cilit nuk ka turizëm me një mjedis të shkatërruar.  

“Objektivi ynë, Shqipëria destinacion i turistëve të pasur. Turizmi autentik, e ardhmja e kësaj industrie.

Turizmi ka nevojë për burime njerëzore të kualifikuara. Por nuk mund të ketë turizëm pa furnizim 24 orë me ujë, me energji elektrike me orar”.

Kreu i PD, gjatë diskutimeve, u ndal edhe tek investimet në bujqësi dhe blegtori.

Ai tha se këto dy sektorë do të jenë prioritet i qeverisë së ardhshme duke garantuar se nesër qeveria e re do të ketë detyrë kryesore për zhvillimin e këtyre dy sektorëve të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin dhe me potencial të jashtëzakonshëm.

 “Sot avantazhi më i madh në bujqësi, në blegtori, në vendet e zhvilluara të botës është pikërisht dixhitalizimi dhe informatizimi. Tregu i prodhimit në fushën bujqësore dhe blegtorale ka veçoritë e veta  dhe informacioni për këtë është kyç  për vendimmarrje. Çfarë do të mbjellim? Si do të konkurrojë  ky produkt me cilësinë e vet dhe me çmimin me të cilin ne e nxjerrim në treg? Cilat janë avantazhet e produkteve tona? Po a mundet një fermer i vetëm apo qoftë dhe një bashkim fermerësh ta bëjë këtë të mundur pa ndihmën e shtetit? Sigurisht që jo.

Prandaj është e rëndësishme që shteti të luajë rolin e vet  në këtë sektor më shumë se çdo sektor tjetër. Për ti dhënë mundësinë fermerëve dhe blegtorëve shqiptarë ta kthejnë këtë informacion  në mundësi për kultivim dhe për shitje  të produkteve.

Kush arrin ta bëjë këtë me eficencë e ke kthyer bujqësinë dhe blegtorinë në një minierë floriri për ekonomitë e tyre kombëtare.

Subvencione reale, mbështetje reale për fermerët, 100 milionë euro në vit, ky është plani ynë dhe këtu hyn dhe digjitalizimi sepse ne duam të shmangim çdo hallkë të korruptuar të drejtorive rajonale bujqësore që kërkojnë rryshfetin përpara se të japin subvencionin. Potenciali i jashtëzakonshëm, mahnitës i Shqipërisë por dhe i fermerit shqiptar, mbështetja e drejtpërdrejtë nga qeveria me fonde buxhetore por dhe me investime në infrastrukturë dhe në vetvete ky treg, krijon jo thjesht mundësi por një kërkesë, një etje për trurin, për profesionistët, për specialistët në menaxhimin e drejtpërdrejtë të bujqësisë dhe blegtorisë dhe në menaxhimin e çdo degë dhe sektori tjetër të ekonomisë që është i lidhur me të”, deklaroi Basha gjatë bashkëbisedimit me ekspertët e ardhshëm të bujqësisë, blegtorisë dhe turizmit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy