OBSH do të konsiderojë shtimin e ilaçeve të obezitetit në listën e barnave “thelbësore”

OBSH do të konsiderojë shtimin e ilaçeve të obezitetit në listën e barnave “thelbësore”

Ilaçet që luftojnë mbipeshën mund të përfshihen për herë të parë në “listën e barnave thelbësore” të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të përdorura për të udhëhequr vendimet e blerjeve të qeverive në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, tha agjencia e OKB-së për Reuters.

Një panel këshilltarësh të OBSH-së do të shqyrtojë kërkesat e reja për barna që do të përfshihen muajin e ardhshëm, me një listë të përditësuar të barnave thelbësore që pritet të miratohen në shtator.

Kërkesa për të marrë në konsideratë barnat e obezitetit u paraqit nga tre mjekë dhe një studiues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kërkesa mbulon përbërësin aktiv liraglutide në ilaçin e obezitetit Saxenda të Novo Nordisk, i cili do të hiqet së shpejti nga licencimi, duke lejuar versione gjenerike më të lira.

Paneli mund ta refuzojë kërkesën ose të presë për më shumë prova. Një vendim i OBSH-së për të përfshirë Saxenda dhe gjenerikët e tjerë në listë do të shënonte një qasje të re ndaj obezitetit global nga agjencia shëndetësore.

Një gjë e tillë mund të hapë rrugën për një trajtim më të ri, më të fuqishëm nga Novo Nordisk i quajtur Ëegovy, i cili do të rekomandohet për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme në të ardhmen.

Nga ana tjetër, disa ekspertë të shëndetit publik shprehen kundër futjes së barnave të tilla gjerësisht si një zgjidhje për një gjendje komplekse që ende nuk është kuptuar plotësisht.

“Obeziteti është një problem shëndetësor gjithnjë e më i rëndësishëm në shumë vende. Ilaçet për trajtimin e obezitetit janë vetëm një aspekt i menaxhimit, natyrisht, dhe parandalimi është gjithashtu thelbësor”, tha një zëdhënës i OBSH-së.

OBSH deklaroi se paneli i ekspertëve do të shqyrtojë provat për liraglutide gjatë muajve të ardhshëm. Ata mund të kërkojnë një vlerësim më të gjerë të llojeve të tjera të trajtimeve për humbje peshe në të ardhmen.

Mbi 650 milionë të rritur në mbarë botën janë obezë, më shumë se trefishi i normës në vitin 1975 dhe afërsisht 1.3 miliardë të tjerë janë mbipeshë, sipas OBSH-së.

Shumica e tyre, rreth 70 për qind, jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe mesatare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy