Shtetet e Bashkuara do të shpallin sanksione të reja kundër Rusisë këtë të premte, duke synuar më shumë se 500 subjekte.
Kështu bëri me dije një zëdhënës i Departamentit për AFP.
Shtëpia e Bardhë kishte bërë me dije se sanksionet më të mëdha kundër Rusisë do të shpalleshin këtë të premte, në përgjigje të vdekjes në burg të Alexei Navalni, por edhe për të shënuar dy vjetët që kanë kaluar nga pushtimi i Ukrainës.
Biden akuzoi presidentin rus Vladimir Putin si "përgjegjës" për vdekjen e tij.



