Ilir Meta, Kreu i Kuvendit ka futur në rendin e ditës së seancës së sotme projektvendimin për ligjin e dekriminalizimit, pas kërkesës së shtruar nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Meta e hodhi në votim dhe të gjithë deputetët votuan pro futjes në rend dite. Edhe Mazhoranca shprehu vullnet për të bashkëpunuar me opozitën.
Ndërsa punimet e Kuvendit u ndërprenë për një orë, me kërkesë të Edi Palokës pasi PD do të zhvillonte mbledhjen e grupit.



