Pamela Anderson martohet në fshehtësi me truprojën dhe zhduket!

Pamela Anderson martohet në fshehtësi me truprojën dhe zhduket!

Pamela Anderson është martuar me truprojën e saj Dan Hayhurst. Aktorja e njohur e Bayëatch kurorëzoi dashurinë në prag të Krishtlindjes në një ceremoni intime në shtëpimnë e saj në Kanada dhe ka vendosur të zhduket nga rrjetet sociale.

"Jam pikërisht aty ku duhet të jem - në krahët e një njeriu që me të vërtetë më do", tha Anderson një burimi.

Modelja e Playboy tha që të dy ishin martuar në pronën që blenë gjyshërit e saj 25 vjet më parë. Ky është vendi ku prindërit e mi janë martuar dhe janë ende së bashku.

Në shtator, një burim tha se Anderson ishte duke u njohur me Hayhurst pasi ishin prej disa kohësh bashkë.

"Ajo është shumë e lumtur. Dhe ata kanë qenë bashkë gjatë gjithë pandemisë. Ajo është jashtëzakonisht e lumtur dhe ai e ka ndihmuar të rregullojë shtëpinë e saj në Vancouver Island”, tha burimi.

Të martën, Anderson publikoi foton e saj të fundit në rrjetet sociale, ku shkroi: "Ky do të jetë postimi im i fundit në Instagram, Tëitter ose Facebook. Kurrë nuk kam qenë e interesuar në rrjetet sociale dhe tani që u stabilizova në jetën që më frymëzon vërtetë, duke lexuar dhe të qenit në natyrë, jam e lirë. 

Faleminderit për dashurinë, bekime për të gjithë ju. Le të shpresojmë të gjeni forcën dhe frymëzimin për të ndjekur qëllimi juaj dhe përpiquni të mos josheni nga koha e kaluar kot. Kjo është ajo që ata duan dhe mund ta përdorin për të fituar para. Kontroll mbi mendjen tuaj”.

Kjo është martesa e gjashtë e Anderson. Ajo u martua me bateristin e Mötley Crüe Tommy Lee në 1995-n, por të dy u divorcuan në 1998. Ata kanë dy djem së bashku: Brandon Thomas dhe Dylan Jagger.

Aktorja më vonë u martua dhe u divorcua me Kid Rock në 2006-n. Pastaj ajo u martua dhe u divorcua me producentin Rick Solomon dy herë - në 2007-n dhe 2013-n. Të dy martesat me Solomon përfunduan në më pak se një vit. Ajo u martua me Jon Peters në janar 2020, para se të divorcohej 12 ditë më vonë.

Burimi: People dhe Daily Mail

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy