Trump: Greta Thunberg është e çuditshme, ka nevojë për një kurs për menaxhimin e zemërimit

Trump: Greta Thunberg është e çuditshme, ka nevojë për një kurs për menaxhimin e zemërimit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka quajtur aktivisten Greta Thunberg një “person të çuditshëm” dhe një grua të re të zemëruar e cila duhet të kujdeset për problemin e saj.

“Ajo është sigurisht ndryshe. Mendoj se duhet të ndjekë një kurs për menaxhimin e zemërimit, kjo është këshilla ime kryesore për të”, tha Trump në përgjigje të pyetjeve nga mediat.

Greta është mes aktivistëve që ndodheshin në anijen Madleen dhe u përpoqën të thyenin bllokadën detare izraelite të Gazës. 

Duke komentuar deklaratat e tij në lidhje me bllokimimin e anijes, Trump tha se beson se “Izraeli ka mjaft probleme edhe pa bllokuar Greta Thunberg”.

Forcat Mbrojtëse të Izraelite ndaluan anijen Madleen të hënën në mëngjes. Marinarët hipën në anije dhe ndaluan të gjithë pasagjerët pasi aktivistët e flotiljes injoruan paralajmërimet e përsëritura për t’u tërhequr nga shkelja e bllokadës detare të Izraelit ndaj Rripit të Gazës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy