
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka përgëzuar Mali i Zi për një hap të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian.
Ai njoftoi se vendimi për krijimin e një Grupi Pune për hartimin e Traktatit të ri të Anëtarësimit përbën një moment kyç në proces.
Sipas tij, kjo shënon gjithashtu nisjen e një faze të re të zgjerimit të BE-së, për herë të parë që nga viti 2013.
Urime Malit të Zi sot kemi bërë një hap të madh drejt anëtarësimit tuaj në Bashkimin Evropian. Vendimi për të krijuar Grupin e Punës për hartimin e Marrëveshjes së re të Anëtarësimit është një moment kyç. Për herë të parë që nga viti 2014, BE nis matjen e kohës për zgjerimin e radhës.
Reagimi i tij vjen pas vendimit të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së për të miratuar ngritjen e një grupi pune që do të përgatisë traktatin e anëtarësimit të Malit të Zi.
Ky hap shihet si një zhvillim i rëndësishëm që e afron edhe më shumë Podgoricën me anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.



