PD rimerr Bashkinë e Kavajës pas 6 vitesh, Sakja fiton me vetëm 28 vota më shumë

PD rimerr Bashkinë e Kavajës pas 6 vitesh, Sakja fiton me vetëm 28 vota më shumë

Partia Demokratike ka fituar zgjedhjet lokale në Kavajë me një diferencë të vogël fotash me PS-në. Isa Sakja i PD-së është zgjedhur kryetar i Bashkisë së Kavajës me vetëm 28 vota më shumë se rivali socialist, Dorian Murati.

Ky rezultat i jep PD-së drejtimin e Bashkisë së Kavajës pas 6 vitesh. Pd e humbi bastionin e saj në zgjedhjet lokale të vitit 2011 dhe ato të vitit 2015.

Zgjedhjet për kryebashkiakun e Kavajës u zhvilluan njëherësh me zgjedhjet parlamentare pasi kryebashkiaku Elvis Roshi është larguar nga posti pak muaj më parë në zbatim të ligjit të dekriminalizimit.

Rezultati

Dorian Murati – PS 11 127 vota

Isa Sakja – PD 11 155 vota

Maksim Kona – LSI 1969 vota

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy