Pronari i “Delvina Gaz”, Sokol Meqemeja është vetëdorëzuar në Komisariatin e Sarandës, pasi ishte i shpallur në kërkim për ndërtimin e një hidrocentrali pa leje.
Biznesmeni ka mohuar akuzat pasi sipas tij, impianti është pjesë e filtrimit të gazit, jo termocentral. Ai rezulton të ketë qenë i përfshirë më herët në çështje të tjera hetimore dhe skandale ushqimore.



