Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Volos në Greqi, pasi një 50-vjeçar shqiptar ka vrarë me armë gjahu kunatin e tij po shqiptar 33 vjeç.
Sipas mediave greke autori ka vrarë me armë gjahu, të cilën e kishte me leje, vëllain e gruas së tij dhe më pas është dorëzuar vullnetarisht në polici, duke rrëfyer krimin.
50-vjeçari dyshohet se ka thënë në polici se ka marrë vendimin për të vrarë kunatin e tij pasi mëngjesin e së martës, vajza e tij 18 vjeçe i ka treguar se 33-vjeçari e kishte përdhunuar, që në moshën 9-vjeçare, ndërsa së fundmi, sipas asaj që ajo pretendonte, ai e shantazhonte për të publikuar video dhe foto të veprimeve të tij.
Sipas gegonota.news, 50-vjeçari ka lënë një takim me 33-vjeçarin pak minuta pas mesnatës së të martës në zonën “Asteria” të Agria, me një pretekst të parëndësishëm.
Sipas të njëjtave informacione, kur dy burrat janë takuar, ka pasur një mosmarrëveshje verbale dhe 50-vjeçari ka qëlluar mbi vëllain 33-vjeçar të gruas së tij.
Vrasja ka ndodhur në orën 00:28 pas mesnate dhe sipas informacioneve viktima me banim në Volos ka vdekur me një plumb të vetëm.
Autoritetet policore kanë konfiskuar armën e gjahut, ndërsa viktimës është urdhëruar ti bëhet ekspertiza mjeko-ligjore.
I arrestuari me dosjen e ngritur në ngarkim të tij do të dërgohet në Prokurorinë Penale të Volosit, ndërsa hetimet paraprake kryhen nga stacioni i policisë në Volos”.



