Ndërtuesi Zef Shtjefni kontrollet në terren ndaj kompanive të ndërtimit lidhur me pagat e deklaruara, i sheh si ndërhyrje të shtetit.
Duke folur për “MCN Informacion” ai deklaroi se shteti nuk mund t’i diktojë pagat me diktat, por mund të ndërhyrë në dyshemenë e pagave, ndërsa për nivelin maksimal nuk ndërhyn dot pas ekonomia është e lirë dhe në të kundërt është ndërhyrje e flagrante në rregullat e tregut.
Ai ngriti si shqetësim se kleringjet janë kthyer në asfiksi për sektorin e ndërtimit, pasi ka mungesë likuiditeti të treg.
Pagat janë refleksion i rritjes ekonomike, duhet parë a ka fuqinë biznesi për të rritur këto paga siç do qeveria, a janë në përputhje me rritjen ekonomike apo janë me urdhër dhe kush e kalon klasën e kalon.
Nëse do të stimulonte rritjen e pagave dhe mënjanimin e pagës së dytë për të shmangur pikërisht taksat, do të ishte stimuluese për ata që janë të rregullt se sa më shumë ti rritin pagat, aq më pak do jenë taksat, por kjo nuk bëhet, ai të detyron me diktat që ti do t’i rrisësh pagat, ke apo s’ke mundësi vrit veten. Kjo është ndërhyrje flagrante në rregullat e tregut.
Shteti mund të vendosë një dysheme për pagat. Por ndërhyrja e shtetit mbi këtë shkel rregullat e tregut. Është ndërhyrje flagrante. Tavanin e poshtëm të pagave mund ta vendosë se e matë me shumë sensorë ekonomikë.
Ndërsa të sipërmen, të mesmen dhe të tjerat nuk ndërhyn qeveria, është ekonomia e lirë. Kontratat e punës janë problematikë që rregullohen mes punëdhënësit dhe punëmarrësit. Por nuk besoj se kemi të bëjmë me ndonjë shkelje të madhe në këtë rast.
Punët jashtë orari paguhen dhe paguhen shumë mirë, ndryshe nuk të rrinë. Jemi kthyer në kohën primitive të shkëmbimit mall me mall, duke përdorur kliringun. Ti merr një apartament duke më sjell tulla dhe llaç, por nuk ka para.
Ka një mungesë keshi dhe likuiditeti në treg, ka stanjacion total. Erdhëm deri këtu se janë rritur kostot e ndërtimit. Lejet janë dramatike këtu. Në vend të jetë e drejtë e një ndërtuesi për të marrë një leje, këta kanë rritur kostot në mënyrë drastike.
Pronarët e tokës i kanë rritur kostot në mënyrë drastike. I ka rënë bingo që është toka e gjyshit dhe i mbajnë aty stok apartamentet që të rriten. Këtu duhen taksuar këta që i mbajnë stok apartamentet. Ka korrupsion në dhënien e lejeve të ndërtimit.



