Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) përsëriti kritikat e saj ndaj autoriteteve izraelite për pengimin e dërgimit të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.
Kjo zyrë tha se pengohet dërgimi i ndihmave që synojnë të mbështesin spitalet.
Më 26 janar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë tha se se Izraeli duhet të marrë masa të menjëhershme dhe efektive për të mundësuar ofrimin e shërbimeve bazë dhe ndihmës humanitare që nevojiten urgjentisht për të trajtuar kushtet e pafavorshme të jetesës së palestinezëve në Rripin e Gazës.



