Kryeministri japonez infektohet me Covid, anulon udhëtimet

Kryeministri japonez infektohet me Covid, anulon udhëtimet

Kryeministri japonez Fumio Kishida është diagnostikuar me Covid-19 dhe ka anuluar udhëtimet e planifikuara, ndërsa është izoluar në pritje për t’u shëruar.

Kishida shfaqi ethe dhe kollë të lehtë të shtunën vonë dhe nga një test PCR për koronavirusin rezultoi pozitiv.

Kështu deklaroi Noriyuki Shikata, sekretari i kabinetit për çështjet publike në zyrën e kryeministrit.

Kryeministri Kishida është i izoluar brenda rezidencës së tij.

Kryeministri 65-vjeçar ishte me pushime verore javën e kaluar dhe ishte planifikuar të kthehej në punë të hënën. Nuk është e qartë se ku dhe si është infektuar.

Kishida nuk do të shkojë personalisht në një konferencë mbi zhvillimin e Afrikës këtë muaj në Tunizi, por do të marrë pjesë online. Ai gjithashtu ka shtyrë udhëtimin e tij në Lindjen e Mesme.

Rastet e infeksioneve me koronavirus janë rritur së fundmi në Japoni, megjithëse shumica e njerëzve përfshirë Kishida, janë të vaksinuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy