
Gazetari Neritan Sejamini tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se PD ka konfirmuar elitën politike që kishte për shkak edhe të krizës në të cilën ajo gjendej. Sejamini tha se tani e tutje se PD duhet të ndryshojë qasjen, idetë, mënyrën e bërjes së opozitës dhe të hapë dyert për prurje të reja.
Unë e pranoj, është e qartë që PD ka konfirmuar atë elitë politike që kishte, jemi tek Partia Demokratike e 2013, mbase ishte gjeja e domosdoshme, ishte parti në krizë, e rrezikuar që mund të shpërndahej. E kuptoj që mënyra më e mirë ishte për të konfirmuar këtë elitë. E kuptoj që s’ka qenë momenti për risi. Por nga tani e tutje, PD-ja duhet të ndryshojë qasjen, idetë, mënyrën e bërjes së opozitës dhe të hapë dyert për prurje të reja.



