Braimllari: Kam bindjen se PD-ja do shkojë drejt një bashkimi total. PL në proces riorganizimi dhe hapjeje (VIDEO)

Braimllari: Kam bindjen se PD-ja do shkojë drejt një bashkimi total. PL në proces riorganizimi dhe hapjeje (VIDEO)

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari duke folur në MCN Live shprehu bindjen që PD-ja do shkojë drejt një bashkimi total në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do mbahen në 2025-ën. 

Është një lajm i mirë që partia më e madhe opozitare në vend ka gjetur gjuhën e komunikimit për të bashkuar të gjitha energjitë kundër qeverisë. Të gjitha energjitë duhet të fokusohen te keqqeverisja. Kanë gjetur një mënyrë të tyre për t’u bashkuar, dhe ky është një lajm i mirë. Klima e bashkimit të partisë kryesore opozitare krijon një frymë në gjithë spektrin opozitar, sepse qytetarët poshtë kërkojnë bashkim. Sfida më e madhe e opozitës është për të adresuar qartë mesazhin publik që të shkojë te qytetarët. Beteja tani është për të pasur një mesazh të qartë, për të shkuar te qytetari. Unë kam bindjen se PD do shkojë drejt një bashkimi total. Nuk mund të them se ç’do bëj Lulzim Basha si Lulzim Basha, por ka një përpjekje që të shkohet bashkë. Konsolidimi do shkojë drejt pjesës më të madhe. Partia që drejtohet nga Berisha, qartazi ka numrat më të mëdhenj”.
Braimllari bëri me dije se Partia e Lirisë ka nisur një proces riorganizimi dhe hapjeje".

Unë mendoj që PL ka filluar një proces riorganizimi dhe hapjeje.

Kryetari i PL ka filluar një tur takimesh në bashki të ndryshme, po riorganizojmë strukturën e gruas dhe të rinisë. Nuk është i kushtëzuar fare organizimi ynë i brendshëm nga Kodi Zgjedhor, sepse cilido të jetë Kodi Zgjedhor ne do hyjmë në zgjedhje. Kryesorja është riorganizimi në total i opozitës. Po të ndjekësh turet e takimeve të PS janë të gjithë punonjës administrate. Përballë s’kemi një parti që dominon me instrumente politik, por një grupim njerëzish që dominojnë me instrumente të jashtëligjshëm, dhe për këtë kërkohet bashkimi i të gjitha energjive opozitare. Bashkimi i energjive politikë dhe jo politikë, sepse këtu bëhet fjalë për të gjitha votat, përtej votave të partisë. Opozita ka një alternativë të qartë, është fokusuar te kostoja e përballimit të jetesës, te dyfishimi i pagës, pensioneve dhe rritja e pagës minimale. Krenaria e PL ka qenë dhe do jenë të rinjtë, pasi është një parti që ka investuar shumë te të rinjtë. Ne do vazhdojmë të kemi target rininë, gruan, por fokusimi te pensionet ka qenë pasi nuk ka pasur asnjë rritje, pasi preket më shumë nga politika që ka ndjekur Rilindja".

I pyetur mbi qëndrimet e PL në raport me drejtësinë e re dhe SPAK-un, Braimllari tha:

Ne kemi një qëndrim shumë korrekt në raport me drejtësinë. Ne kemi thënë që brenda asaj strukture ka prokurorë të ndershëm, që duan të luftojnë korrupsionin. Nga ana tjetër, gjithçka ia kemi lënë këtij institucioni për të treguar nëse është në lartësinë e duhur apo jo. Rama është përgjegjësi i drejtpërdrejtë i aferës së inceneratorëve apo McGonigal, dhe ende s’kemi dijeni nëse është thirrur apo jo".  


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy