Zbardhet vrasja e 51-vjeçarit në Durrës, i arrestuari i kishte shkuar në shtëpi për të blerë drogë

Zbardhet vrasja e 51-vjeçarit në Durrës, i arrestuari i kishte shkuar në shtëpi për të blerë drogë

Policia e Durrësit thotë se ka zbardhur vrasjen e 51-vjeçarit Valbon Beqiraj, duke arrestuar autorin e dyshuar dhe një person tjetër i cili ndihmoi të largohej nga vendi i ngjarjes.

Dyshohet se gjithçka ka ndodhur teksa autori i dyshuar kishte shkuar në shtëpinë e Beqirajt për të blerë drogë.

Duke rindërtuar ngjarjen, policia detajon se rreth orës 19:00 të së mërkurës, është marrë njoftim se në lagjen nr. 12, Durrës, në katin e katërt të një pallati ishte gjetur pa shenja jete, me shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjete të mprehta prerëse, Marko Beqiraj, alias Valbon Beqiraj, 51 vjeç.

Nga veprimet intensive hetimore të kryera, rezultoi se vrasja e 51-vjeçarit ka ndodhur rreth orës 10:00 të datës 24 shtator. 

Po nga veprimet, rezultoi se në banesën e 51-vjeçarit kishte hyrë shtetasi Teilor Tivar, 24 vjeç, banues në lagjen nr. 7, Durrës, me qëllim blerjen e lëndës narkotike.

Gjatë komunikimit dhe qëndrimit, 24-vjeçari dyshohet se, për motive të dobëta, është konfliktuar me 51-vjeçarin dhe gjatë konfliktit, Tivari e ka goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas ngjarjes, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, duke u ndihmuar nga shtetasi Xh. D., 27 vjeç, i cili, me një mjet taksi, e ka dërguar fillimisht në banesën e tij.

Nga tërësia e veprimeve hetimore janë siguruar prova ligjore që vërtetojnë autorësinë e të dyshuarve në kryerjen e kësaj vepre penale.

Në vijim të veprimeve, pas ndjekjes, u bë e mundur kapja e të dyshuarve dhe arrestimi në flagrancë i tyre.

Lidhur me këtë ngjarje materialet iu referuan Prokurorisë Durrës për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të veprës penale”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy