Presidenti Nishani u bën thirrje palëve politike që të angazhohen seriozisht për një tryezë dialogu për zgjidhjen e krizës dhe të largohen nga retorikat boshe. Në një deklaratë të Presidencës thuhet se ky institucion është i angazhuar për të krijuar kushtet për dialog politik mes maxhorancës dhe opozitës.
“Presidenti ka ofruar vullnetin e tij dhe është angazhuar për të krijuar kushtet për dialog politik midis mazhorancës dhe opozitës. Askush nuk mund të fyejë integritetin e institucionit të lartë të shqiptarëve. Institucioni i Presidentit i bën edhe një herë thirrje palëve të ulen në tryezë palët me agjendë serioze duke u larguar nga retorikat pa produkt”, tha në një deklaratë zëdhënësja e Presidencës.



