Bashkimi Europian ka arritur një marrëveshje për miratimin e legjislacionit të ri të quajtur Ligj për Shërbimet Dixhitale për të frenuar faqet dhe platformat gjigandë në internet të cilat kanë në përmbajtje gjuhën e urrejtjes, dezinformimi apo deri te imazhet e abuzimit seksual të fëmijëve.
Punimet për draftin kanë filluar që në 2020, por vetëm të shtunën e 23 prillit zyrtarët e BE në parlament miratuan mes debateve të shumta mbi lirinë e fjalës si dhe lobimeve të gjigandëve të teknologjisë të cilat kundërshtuan vazhdimisht rregullat e reja.
Por detyrimesh çfarë parashikon legjislacioni i ri europian?
Edhe pse lista e kompanive gjigande që preken nga ky legjislacion i ri nuk është publikuar ende, mes tyre pritet të jenë Google, Apple, Facebook, Amazon, Microsoft, Tëitter, Tik Tok, Zalando apo dhe Booking.com të cilat prej vitit 2019 janë akuzuar shpesh se nuk kanë arritur dot të kontrollojnë platformat e tyre në internet.
Në një postim në twitter, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e cilësoi marrëveshjen e së shtunës historike duke garantuar se me rregullat e reja të vendosura nga BE përdoruesit e internetit do të jenë më të mbrojtur dhe do u sigurohet liria e shprehjes duke goditur njëkohësisht aktivitetin e paligjshëm.
Ndërkohë në Shqipëri mungon një legjislacion i tillë. Qeveria shqiptare ndër vite ka ndërmarrë disa iniciativa në këtë drejtim, më e fundit Paketa Anti-Shpifje e cila përfshinte dhe disa ndryshime ligjore për funksionimin e mediave e online ku parashikoheshin gjoba të rënda deri në mbyllje të ëebsiteve për shkak të përmbajtjes së paligjshme.
Paketa u kundërshtua nga komuniteti i gazetarëve, AMA, Komisioni i Venecias, OSBE dhe Presidenti i Republikës.
6 muaj më parë kryeministri Rama në një tryezë të OSBE akuzoi drejtpërdrejt mediat online se kanë minurar lirinë e fjalës në Shqipëri.



