Sot në Zululand ishte e ftuar prof.dr.Ana Lalaj, historiane, studjuese dhe njohëse e mirë e periudhës së regjimit komunist shqiptar me të cilën Mustafa Nano diskutoi mbi periudhën komuniste në Shqipëri, mbi Enver Hoxhen, mbi nomenklaturën sunduese në përgjithësi dhe mbi zhvillime të asaj kohe që kanë lënë shenjë në histori.
Kur Nano e pyeti nëse ishte dakort se regjimi komunist i Enver Hoxhës ishte regjimi më i egër i lindjes, znj.Lalaj përgjigjet se është dakort me këtë.
“Situata ishte më e paqartë dhe më e pasigurt, se në vendet e tjera te bllokut komunist sidomos pas viteve 48 kur marrëdhëniet Shqipëri-Jugosllavi u prishën dhe Shqipëria u shkëput gjeografikisht nga blloku”, shtoi ndër të tjera znj.Lalaj.
Më pas Nano e pyet se sipas saj, kur është cliruar Shqipëria në 28 apo 29 Nëntor.
“Unë i kam analizuar dokumentat e kohës dhe gjermanët e lanë Shkodrën mëngjesin e 29 Nëntorit, dhe sipas meje është 29 Nëntori data e clirimit të Shqipërisë”, përgjigjet znj.Lalaj.
Në fund të programit Nano e pyet se kush ishte Enver Hoxha për z.Lalaj, ajo u përgjigj: “ Për mua Enver Hoxha ishte një diktator të cilit ju gërrye legjitimiteti nga viti në vit.”



