Një efektiv i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave është konfliktuar me punonjës të Policisë Bashkiake në kryeqytet. Sipas burimeve, shtetasi Ardit Zenelaj nuk i është bindur urdhrit të policëve bashkiakë për të ndaluar.
Urdhri ndaj tij është bërë pasi, ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Ngjarja mësohet se ka ndodhur teksa efektivi i SHÇBA ka qenë bashkë me familjen e tij në makinë.
Ai është ndaluar pranë stacionit të trenit në Tiranë dhe nuk ka dashur të identifikohet por ka kundërshtuar dy policët e bashkisë. Të tre efektivët janë përplasur verbalisht dhe Zenelaj ka shkuar më pas vullnetarisht tek eprorët.
Ndaj efektivit të SHÇBA ka nisur hetimi disiplinor dhe do të qëndrojë i pezulluar deri në përfundim të hetimit.



