Cirku Kombëtar shënon 65-vjetorin/ Drejtoresha Varfi: Pas periudhës së vështirë, artistët po rikthehen në shtëpinë e tyre

Cirku Kombëtar shënon 65-vjetorin/ Drejtoresha Varfi: Pas periudhës së vështirë, artistët po rikthehen në shtëpinë e tyre

Cirku Kombëtar shënoi 65-vjetorin e themelimit me shfaqjen premierë “Kartolinë për 65-vjetor”, ku morën pjesë prindër e fëmijë.

Drupal Ad

Drejtoresha e re e Cirkut Kombëtar, Jehona Varfi, e ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu në MCN” rrëfeu për peripecitë e fillimit në këtë rrugëtim dhe faktin se si u rizgjuan artistët duke sjelle perfomanca dhe shfaqje në çdo fundjavë.

Kur kam filluar punën si drejtoreshë hasa në një ekip dhe staf mjaft bashkëpunues.

Aty u përballa me mjaft sfida, artistët aty ishin pa çadër, pa ambient, tani ata po rikthehen në shtëpinë e tyre, aty është palestra, kanë mjetet e punës, artistët atë duan, një motivim dhe të ecin përpara dhe në këtë aspekt po na ndihmon tej mase Ministria e Kulturës.

Tre ditë pasi kam ardhur në detyrë, kemi pasur shfaqjen e parë, normalisht që aty ka rilindur gati gjithçka. Nuk them se është bërë mrekulli, por vet audienca çdo fundjave flet për gjithçka. Artistët, akrobatët po bëjnë maksimumin e punës së tyre, ata kanë përgatitur për një muaj një shfaqje, që në fakt përgatitet për muaj të tërë.

Bileta do të rritet si çmim normalisht sepse është qesharake, por edhe shfaqjet tona do të jenë akoma më produktivë.

Cirku Kombëtar si i vetmi në Ballkan, përfshin në repertorin e tij vlera nga cirku botëror, por gjithashtu edhe vlera tradicionale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy