Sot në Prishtinë do të mbahet mbledhja e tetë e përbashkët në mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.
Mes të dy qeverive pritet të nënshkruhen disa marrëveshje në fushën e drejtësisë, arsimit, bujqësisë, infrastrukturës, turizmit dhe sigurisë publike.
Sipas agjendës të publikuar tashmë, delegacioni i Qeverisë së Shqipërisë do të arrij në orën 10:45 në vendin ku edhe do të mbahet mbledhja.
Pas tij, në orën 11:00 do të arrij kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Hapja e sesionit plenar të mbledhjes në mes dy Qeverive do të nis në orën 11:15, ku ministrave fillimisht do tu drejtohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e pas tij edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Pas kësaj do të bëhet prezantim mbi infrastrukturën portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës-Prishtinë, dhe Porti i Thatë në Kosovë.
Në orën 12:30 është paraparë të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve qeveritare, e ku më pas do të ketë edhe konferencë të përbashkët nga të dy kryeministrat.
MARRËVESHJET QË DO TË NËNSHKRUHEN
Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare, në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike
Projekti i portit të ri tregtar në Porto Romano
Integrimi me hekurudhën Durrës–Prishtinë
Porti i Thatë në Kosovë
Të dielen në Kosovë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, premtoi se do të heq të gjitha barrierat tarifore për produktet bujqësore me Kosovën.
Sipas tij, është e pakuptimtë që Shqipëria të bëjë një gjë të tillë me vendet pjesëmarrëse të Open Balkan e jo edhe me Kosovën.



