Ibsen Elezi, ish-kandidat për kryetar të Partisë Demokratike, thotë se primaret në PD u mbajtën me vonesë dhe nuk i dhanë kohë anëtarësisë për të njohur kandidatët. Elezi tha se procesi do të zhbëhet rast pas rasti.

Ndërtohet një sistem ekonomik që funksionon jo mbi bazën e konkurrencës. Themeli i asaj që ndodh sot është mosrespekti për votën. Po të mos ketë debat në këto primare, nuk ke si i krahason kandidatët. Këta e heqin debatin dhe mjedisin e votimit e deformojnë. Ne çalojmë në aspektin parimor.

Primaret duhej të ishin bërë para vitit të ri. Duhet të kenë një shtrirje më shumë se një muaj. Ky është detyrim kushtetues.

Por lista e primareve është më e mirë se Kërpërata që nxjerr Basha. Në demokraci, zgjedhjen më të mirë e bën shumica. Por demokracia nuk e pranon që shumica zgjedh më mirë.

Primaret do të shkelen. Zoti Berisha ka disa objektiva dhe nuk është të mundë Edi Ramën. Rruga që ia ka ndjekur nuk është rrugë për të demokratizuar partinë, por për të mbajtur kupolën e vet dhe t’u garantojë atyre edhe një mandat katërvjeçar. Është çështje parimore, nuk ka më respekt për votën.

Rama ka prodhuar një model të keq. Por kur ti e kopjon, atëherë njerëzit nuk shohin ndryshim.

Nuk do të merren në konsideratë. Sado të këqija të kenë qenë, është garë. Primaret sjellin diçka pozitive.