Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell bën me dije se ka thirrur për një takim urgjent në Bruksel, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Qëllimi i takimit është gjetja e një rrugëdalje për shtensionimin e situates në Veri. Përmes një njoftimi në Twitter, Borrell tha: “I kam thirrur liderët e Serbisë dhe Kosovës në Bruksel për takime urgjente për të gjetur rrugën e daljes nga kriza aktuale. Ne kemi nevojë për shtensionim të menjëhershëm dhe zgjedhje të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës. Kjo është parësore për rajonin dhe BE-në”.



