Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagon lidhur me shkarkimin e kreut të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Tani është e qartë se cili është objektivi që nuk realizoi Policia e Shtetit, që solli si pasojë shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm.
U dekonspiruan vetëm 14, por duhej të dekonspiroheshin të gjithë. Çdo shtet ka mafien e tij por këtu mafia ka shtetin e vet.
Meta bën thirrje që një orë e më parë të shporret Kryeministri, të cilin e quan të krimit dhe shpopullimit.
Ky reagim vjen teksa një media franceze citon Nanon, se janë arratisur 14 kriminelë, për shkak të dekonspirimit të operacioneve tona.



