
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti mbrëmë bëri të ditur se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Mëngjesin e sotëm, Hoti sqaroi më në detaje se si bashkëpunëtorët e tij i rekomanduan të testohet pasi pati një kollë të lehtë gjatë të dielës.
Ai tha se testimin e bëri të dielën pasdite dhe se në momentin që është testuar edhe u izolua deri në momentin e pritjes së rezultatit.
Këtë reagim Hoti e bëri pasi deputetja Mimoza-Kusari Lila deklaroi se Hoti nuk po respekton protokollin e rekomanduar per izolim dhe se sipas saj kjo është një arsye më tepër për shkarkimin e tij.
Kurse Hoti tha se kushdo që deklaron se ai po vepron ndryshe, nuk e thotë të vërtetën.
“Edhe pse nuk kam pas asnjë shqetësim serioz, me paraqitjen e një kollë të lehtë tëe dielën, bashkëpunetorët me rekomanduan të testohem. Testimin e kam bërë të dielën rreth orës 16.
Në momentin që jam testuar, jam izoluar në pritje të rezultatit, pasi kështu është protokolli i rekomanduar nga mjekët.
Sapo e kam marrë rezultatin, e kam bërë publik. Kushdo që deklaron ndryshe nuk e thotë të vërtetën”, reagon krymeministri Hoti.



