U kap me kokainë në makinë, në pranga 29-vjeçari

U kap me kokainë në makinë, në pranga 29-vjeçari

Një 29-vjeçar u arrestua në flagrancë nga policia pasi u kap duke drejtuar automjetin me një sasi kokaine me vete.

NJOFTIMI

Durrës/Evidentohet dhe goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta, në doza.

Drejtonte automjetin, me një sasi lënde narkotike kokainë me vete, të ndarë në doza, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari. Në hetim për këtë veprimtari kriminale edhe pasagjeri në automjet. Sekuestrohen dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kokainë. Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në vijim të punës me fokus goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, kanë evidentuar dhe goditur një rast tjetër të kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. H., 29 vjeç, banues në Durrës, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. B., 46 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtohej nga shtetasi SH. H., dhe ku ishte pasagjer 46-vjeçari gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në dhjetëra doza, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy