15-vjeçaret Amira dhe Erla mbledhin mbi 3 mijë libra për fëmijët jetim të “Zyber Hallullit”

15-vjeçaret Amira dhe Erla mbledhin mbi 3 mijë libra për fëmijët jetim të “Zyber Hallullit”

Një shembull frymëzues solidariteti ka ardhur nga dy nxënëse 15-vjeçare të shkollës “Rreze drite”, Amira Ukaj dhe Erla Milo, të cilat kanë ndërmarrë një nismë të veçantë me vlerë të madhe për komunitetin.

Të ftuara në emisionin “Zgjohu me MCN”, vajzat treguan se si arritën të mbledhin më shumë se 3 mijë libra nga bashkëmoshatarët dhe mësuesit e tyre, për t’ua dhuruar fëmijëve të Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli” në Tiranë.

Ideja për të mbledhur libra për fëmijët jetim ishte e kahershme. E menduam bashkë dhe më pas e prezantuam në shkollë, ku u përfshinë menjëherë të gjithë nxënësit dhe mësuesit. 

Në një kohë shumë të shkurtër arritëm të mblidhnim rreth 3 mijë libra. 

Nisma u shoqërua edhe me aktivitete të tjera me fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli”.

Organizuam lojëra, punime me dorë dhe lexime të përbashkëta. Ishte një eksperiencë shumë e bukur, plot dashuri e emocion. 

Fëmijët ishin të sjellshëm, të zgjuar dhe e pritën nismën tonë me shumë gëzim.

Në çdo libër që u dhurua, nxënësit e shkollës kishin shkruar një dedikim të vogël ose një thënie frymëzuese, me emrin e tyre, si simbol miqësie dhe dashurie për fëmijët përfitues.

Ishim shumë të lumtura që mundëm të japim diçka që ka vlerë shpirtërore. 

Ishte muaji i solidaritetit dhe ndjemë që po bënim diçka me kuptim për dikë tjetër.

Pas suksesit të kësaj nisme, vajzat kanë paralajmëruar se fushata e tyre e bujarisë do të vijojë.

Me datën 1 nëntor do të udhëtojmë drejt Shkodrës, ku do të dhurojmë libra edhe për fëmijët e Shtëpisë së Fëmijëve atje. 

Është një ndjesi shumë e bukur të mbushësh shpirtërisht ata fëmijë pa prindër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy