Mblidhet Asambleja e PS-së, Rama: Derë më derë për mandatin e dytë qeverisës

Mblidhet Asambleja e PS-së, Rama: Derë më derë për mandatin e dytë qeverisës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste mblidhet sot për të diskutuar bilancin politiko-administrativ të vitit 2016. Kryeministri Rama shprehet se PS ka akoma për të bërë dhe do të nisë punën për të kërkuar mandatin e dytë qeverisës.

“Sot në 10.00 #AsamblejaKombëtare #KrenarpërPS derë më derë për mandatin e ri. Edhe më shumë akoma për të bërë #ShqipëriaeGjeneratësTjetër”, shkruan Rama në “Facebook”.

Ndërkohë, në mbledhjen e sotme të asamblesë pritet të diskutohet dhe shkarkimi i Koço Kokëdhimës nga posti i sekretarit për reformën strukturore.

Po ashtu në këtë mbledhje do të zgjidhet nënkryetarët dhe sekretari i Asamblesë Kombëtare të PS.

Në axhendën e asamblëse janë edhe zgjedhja e Komisionit të Zgjedhjeve në parti, zgjedhje e kryefinancierit të partisë, Këshilli i Mbikëqyrjes Financiare të PS.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy