Sytë apo buzët? Studimi zbulon tiparin më joshës të fytyrës

Sytë apo buzët? Studimi zbulon tiparin më joshës të fytyrës

Cila është pjesa më tërheqëse e fytyrës te femër apo te një mashkull? Shumë mund të mendojnë për buzët e plota apo mollëzat e ngritura. Në fakt as njëra, as tjetra. Pjesa më tërheqëse e fytyrës janë sytë dhe kjo vlen si për femrat, edhe për meshkujt. Ndërsa hunda konsiderohet si tipari më pak i rëndësishëm nga ata që janë në kërkim të një partneri potencial.

Ky është rezultati i një studimi të kryer nga Universiteti i Uinçesterit, i publikuar në revistën “Evolution and Human Behaviour”.

Studiuesit kanë përdorur fotografi me ngjyra dhe u kanë kërkuar 32 femrave dhe 32 meshkujve të moshës 20 vjeç të vlerësojnë fytyrat e personave të seksit të kundërt. Atyre u është kërkuar të vlerësonin tipare si sytë, buzët, flokët, hunda apo e gjithë fytyra. Asnjë prej personave që shfaqeshin në foto nuk kishin grim, syze, vëthë apo mjekër.

Studiuesit konstatuan se meshkujt u jepnin më shumë rëndësi syve, dhe pas tyre flokëve, ndërsa më pak të rëndësishme ishin hunda dhe buzët. Të njëjtat vlerësime u konstatuan edhe në përgjigjet e femrave. Për më tepër, të njëjtat vlerësime u vunë re edhe kur vullnetarëve iu kërkua të jepnin mendimin e tyre për persona të seksit të njëjtë. Një detaj i veçantë ishte fakti se kur një femër duhej të vlerësonte një femër tjetër, përveç hundës, edhe e gjithë fytyra në tërësi konsiderohej si karakteristika më pak interesante. / ANSA / Përgatiti: Gazmira Sokoli /  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy