Rama për EuroNews: Jemi dëmi kolateral i luftës së brendshme të BE-së

Rama për EuroNews: Jemi dëmi kolateral i luftës së brendshme të BE-së

Në një intervistë për televizionin “Euronews”, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i pyetur për mundësitë që ka Shqipëria për të marrë një përgjigje pozitive për negociatat është shprehur se edhe pse shumica është mirëkuptuese është një pjesë e rëndësishme e saj që nuk ka të njëjtin mendim.

“Është një luftë e brendshme qasjesh të ndryshme për BE-në. Ndaj në njëfarë mënyre rrezikojmë të jemi dëmi kolateral i kësaj lufte të brendshme”, ka thënë ai.

Për reformat ai është shprehur se edhe sikur BE-ja të mos ekzistonte ato do të bëheshin, jo për Parisin, Berlinin a dikënd tjetër, por për veten e të ardhmen e vendit, të fëmijëve.

“Ne duam të përfitojmë nga ky transferim dijesh për ndërtimin e shtetit përmes negiociatave dhe të vulosim perspektivën përmes negociatave që vendi ynë një ditë të jetë në BE. Nuk duam të bëhemi anëtarë as sot dhe as nesër”, ka thënë kreu i shtetit Rama.

Ndër të tjera për deklaratën e presidentit francez Macron, kryeministri Edi Rama tha se ai ka të drejë kur flet për një reformë të thelluar të BE-së.

Ndërkohë në mediat shqiptare Rama ka deklaruar se edhe nëse merret një përgjigje negative për negociatat, Shqipëria nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy