Nesër Kurban Bajrami, Spahiu: Festë që përjetohet në çdo zemër e në çdo vatër

Nesër Kurban Bajrami, Spahiu: Festë që përjetohet në çdo zemër e në çdo vatër

Nesër myslimanët në Shqipëri dhe në mbarë botën kremtojnë festën e Kurban Bajramit. Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka uruar besimtarët në emër të tij dhe në emër të komunitetit. Në mesazhin e tij të urimit, Spahiu shprehet se ditën e nesërme kush ka mundësi të presë kurban dhe ta ndajë atë me familjet në nevojë. “Të dashur besimtarë mysliman dhe shqiptarë kudo që ndodheni. Nesër në Shqipëri dhe mbarë botën myslimanët kremtojnë festën e Kurban Bajramit. Kurban Bajrami është një festë që materializon bindje, dorëzimin, durimin dhe sakrificën e njeriut ndaj zotit. Kurban Bajrami është festë që përjetohet në çdo zemër e në çdo vatër. Është pjesë e gjithë shoqërisë. Ata që kanë mundësi presin kurban dhe e ndajnë atë në familjet që kanë nevojë. E kjo e bën këtë festë që të futet në çdo shtëpi. Të gjithë e ndjejnë atmosferën dhe solidaritetin e kësaj feste”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy