
Numri i personave të vrarë nga trupat ruse në Chernihiv (130 kilometra larg Kievit) mund të ketë arritur në 400. Këtë gjë e deklaroi kryebashkiaku i qytetit, Vladyslav Atroshenko.
Tashmë kemi më shumë se 350 viktima në qytet. Kjo nuk është shifra përfundimtare. Shpresoj që të kemi shifra më të detajuara. Mendoj se kjo shifër është rreth 400.
Kujtojmë që sot po zhvillohen bisedimet e rradhës mes Ukrainës dhe Rusisë me synimin për t'i dhënë fund luftës. Këto bisedime po zhvillohen në Turqi dhe përveçtë tjerëve i pranishëm në këtë tryezë është dhe Erdogan dhe oligarku rus Abramovich.



