
Rusia thuhet se ka një plan për të sulmuar krahun lindor të NATO-s pas një kundërofensive të suksesshme në Ukrainë dhe zmbrapsjes së ushtrisë ukrainase deri në muajin qershor.
Një lajm i tillë raportohet nga gjermania Bild, e cila ka siguruar një “dokument sekret” të përgatitur nga forcat e armatosura gjermane.
Dokumenti i klasifikuar thotë se Rusia mund të nisë “sulme kibernetike dhe forma të tjera të luftës hibride” kundër Balltikut në muajin korrik.
Këto sulme do të pasonin disa “përplasje” të paspecifikuara, të cilat Moska do t’i përdorte si pretekst për të filluar stërvitjet ushtarake në shkallë të gjerë në territorin e saj dhe në Bjellorusi, thotë gazeta gjermane, duke cituar dokumentin ushtarak.
Në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ishin përkohësisht “pa udhëheqës” menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale, Rusia, e mbështetur nga Bjellorusia, do të përsëriste skenarin e krizës së Ukrainës 2014 në territorin e NATO-s, raporton Bild.
Në maj 2025, nga ana e saj, NATO do të vendoste për masat e parandalimit dhe do të vendoste 300.000 ushtarë, përfshirë 30.000 ushtarë gjerman.



