Basha mbyll takimin me aleatët/ Shehi: Protesta e madhe, javën tjetër

Basha mbyll takimin me aleatët/ Shehi: Protesta e madhe, javën tjetër

Në përfundim të takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha, aleatët e tij për media, kanë treguar disa prej qëndrimeve të mbajtura në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi përmes një deklarate, dha detaje lidhur me mbledhjen e sotme që pati në selinë blu mes Bashës dhe aleatëve.

Shehi u shpreh se në këtë mledhje u mor vendimi për vijimin e protestave të opozitës, ndërsa shtoi se ato pritet që të mbahen pas vendimit që do të japë Këshilli i Europës për negociatat me Shqipërinë.

"Takimi me Bashën si shkak i situatës politike që po ndodh në vend. Ky kryeministër s'ka asnjë asnjë përgjegjesi, provokon qytetarët me takimet e tij elektorale, në vend që të zbatojë dekretin e Metës. Nuk mund të trembi asnjë njeri. Po bëhemi gati për një miting tjetër të madh në Tiranë, një protestë të madhe, dhe një rezistencë në çdo qytet. Do ta lajmërojmë ne këtë njeri, përpara se të na largojë ky nga Europa. Deri më datë 30 Shqipëria opozitare do të jetë në këmbë që koha e 30 viteve më përpara do të përfundojë njëherë e mirë", tha Shehi.

Ndërkohë, në orët e pasdites (18:00), Basha pritet të zhvillojë një takim me Kryesinë e Partisë dhe ish-grupin parlamentare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy