
Afrika vijon të jetë kontinenti statistikisht më vital i Kishës Katolike. Ndërsa Evropa – me Oqeaninë – vazhdon rënien e saj numerike. Amerika dhe Azia në thelb të qëndrueshme. Këto janë tendencat e regjistruara në Annuarium Statisticum Ecclesiae, i cili fotografon situatën në fund të vitit 2022. Raporti i hartuar nga Zyra Qendrore e Statistikave të Kishës dhe i botuar nga Zyra e Shtypshkronjës së Vatikanit, është - si Vjetari Papnor 2024 - shpërndarë nëpër librari këto ditë, siç raportojnë mediat e Vatikanit.
Numri i të pagëzuarve rritet ndjeshëm në Afrikë dhe pak në Amerikë dhe Azi, por jo në Evropë dhe Oqeani. Në nivel global, numri është rritur në përgjithësi, duke shkuar nga 1,376 milion në 2021 në 1,390 milion në 2022, me një rritje relative prej 1.0%. Shkalla e ndryshimit është e ndryshme nga kontinenti në kontinent: ndërsa, në fakt, në Afrikë ka një rritje prej 3%, pasi numri i katolikëve u rrit, në të njëjtën periudhë, nga 265 në 273 milionë, në ekstremin e kundërt në Evropë.
Numri i priftërinjve dhe thirrjet për priftëri vazhdojnë të bien. Por jo në Afrikë dhe Azi. Në vitin 2022 raportohet një rënie e mëtejshme e numrit të priftërinjve në krahasim me një vit më parë, duke vazhduar kështu me trendin në rënie që ka karakterizuar vitet duke filluar nga viti 2012. Numri global i priftërinjve në botë në vitin 2022, krahasuar me atë të vitit 2021, pësoi rënie.



