Letërkëmbimi/ Buzi: Pipa e Camaj kishin edhe përplasje, ishin natyra të ndryshme. Linjat kryesore jeta personale, mendimet politike (VIDEO)

Letërkëmbimi/ Buzi: Pipa e Camaj kishin edhe përplasje, ishin natyra të ndryshme. Linjat kryesore jeta personale, mendimet politike (VIDEO)

Botuesja e veprës së Arshi Pipës, Irena Buzi, foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi letërkëmbimin e kritikut me shkrimtarin Martin Camaj.

Buzi vuri në dukje se linjat ku orientohet letërkëmbimi janë ato personale si dhe mendimet për politikën e letërsinë. Ajo shton se këto tema e shtojnë popullaritetin e veprës.

Një tjetër fakt që e bën veprën të lakmuar për lexuesin sipas Buzit është edhe citimi i shumë emrave.

Ndër të tjera ajo thekson se ndonëse kishin shumë pika përbashkuese, Camaj dhe Pipa kishin edhe pika që i ndanin, duke qenë natyra të ndryshme.

"Libri po bën gati dy vjet që është botuar dhe tani është një lloj rifreskimi, një lloj rikujtese për librin. Fondi i përket familjes Kalakulla. Nuk janë vetëm këto letra që unë kam future në këtë libër, ka edhe letra të personaliteteve të tjera të albanologjisë dhe letërsisë. Këto do përmendja letrat e Montales. Te ky libër u mendua vetëm letërkëmbimi mes Camajt dhe Pipës. Letrat kanë qenë të daktilografuara dhe të shkruara me dorë. Janë ruajtur me vetëdije për t’u botuar më mbrapa. Ndoshta në një komunikim me znj.Erika Camajn, mund të dalin edhe letra të tjera që i përkasin profesor Arshi Pipës, dhe ndoshta kompletohet si vepër. Linjat kryesore në të cilat orientohet letërkëmbimi janë ato të jetës personale, mendimet për politikën, letërsinë, studimet albanologjike. Këto e shtojnë popullaritetin e veprës ose impaktin që ajo ka krahasuar me veprat e tjera të Pipës që unë kam botuar, 11 libra deri më tani. Duke pasur më shumë emra të cituar, kjo ndoshta e bën pak më të lakmuar për lexuesin. Ka një shkëputje mes vitit 1970-1976, dhe nuk dihet arsyeja përse. Pipa jep këndvështrimin e tij si kritik, dhe Camaj ka momente që nuk reagon. I përplas fakti që janë dy natyra krejt të ndryshme, njëri filozof, kritik, tjetri natyrë artistike, duke qenë poet. Duke pasur lëndën e ndryshme, njëri që bën autopsinë e veprës dhe tjetri që e ngjiz, mund të jetë edhe ajo pika që mund të mos bashkëpunojnë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy