
Artur Meçollari, ish-kreu i Forcave tona detare i ftuar në studion e lajmeve në MCN Tv tha se procedurat për dërgimin e dosjes së “Detit” në Hagë kanë nisur prej një viti e gjyësem dhe se duket se ka një lloj pritshmëria të gjatë nga ana e palës greke për përgatitjen e dosjes.
Historia e vajtjes në Hagë ka një vit e gjysëm. Duket se ka një nxitim, një lloj pritshmërie të gjatë nga pala greke për përgatitjen e dosjes. Ai ka momentin më oportun që të thonë jemi vonë, duhet të nxitojmë.
Meçollari tha se procesi duhet të kushtëzohet dhe se Shqipëria duhet të dalë më mirë se në vitin 2018.
Duhet të kushtëzohet procesi se ne kemi pasur bisedime ne 2018 , bisedime që kryeministri shprehej se ka qenë i kënaqur nga grupi negociator. Në shtator të 2020 ai tha se çështja do shkojë në Hagë. Do ishte mirë të ishte e konsultuar. Vajtja në Hagë nuk është aq e thjeshtë sa u duk në 2020. Në 2018, ne kemi pasur negociata dhe ka një pozicion të palëve, por jo të dakordësuar.
A jemi ne në kushte që të dalim në Hagë më mirë se pritshmëria e vitit 2018? Të vëme kushte që të mos dalim më keq se 2018. Kushti është vija e drejtë bazë. Nëse Shqipëria arrin një marrëveshje me Greqinë pa kushte atëherë ne rrezikojmë të dalim më keq se marrëveshja e 2018. Ne duhet të arrijmë pritshmëritë e vitit 2018. Ministrja kërkon konsensus me palën greke, kërkon që dakordësitë e 2018 të mos jenë në gjykim në gjykatën ndërkombëtare.
Zgjerimi i gjërësisë së detit territorial është çështje individuale e shtetit. Nëse ka kontestime kjo çështje gjykohet në Kombet e Bashkuara dhe në Gjykatat Ndërkombëtare. Kontestohet kur ndërtohet me një vijë të drejtë bazë jo ligjore. Jemi në kushtet që zgjedrimi i detit territorial i Greqisë nuk është bërë mbi 12 milje.
Meçollari tha Greqia po jep mesazh pozitiv në lidhje me Turqinë në lidhje me detin territorial.
Në mënyrën si e shoh unë në cështjen e detit territorial. Në detin territorial, Greqia po jep mesazhe pozitive për Turqinë. Po heqim dorë nga pretendimet e tepruara në Egje.
Vajtja në Hagë është mesazh ja si zgjidhen mosmarrëveshjet mes shtetieve në lidhje me detin territorial. Nxitimi i pales greke mund të jetë i lidhur me një konjukturë tjetër mes Greqisë e Turqisë por me një profil të ulët publik. Shqipëria ka qenë neutrale dhe duhet të vazhdojë në lidhje mes Turqisë e Greqisë. Ky ishte ishte një nga objektivaT e 2018 qe marrëveshja duhet të ishte neutral.



