Gazetari Artan Hoxha kërkon që SPAK të dalë me reagim në mbrojtje të prokurorit Olsi Dado, pas sulmeve të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.
Ndërsa thotë se SPAK është i mbrojtur me forcat xheniere dhe se prokurorët e Prokurorisë së Posaçme janë njerëzit më të mbështetur në vend bashkë me familjet e tyre, shprehet se trysnia ndaj tyre është e madhe, duke nënvizuar se nuk mundet që të sulmohet një prokuror në atë mënyrë.
Duke folur për MCN Live, lidhur me mesazhin e Kryeministrit Edi Rama ndaj deputetëve socialistë që të mos i dalin në mbrojtje Veliajt, Hoxha e cilëson si goditje të fortë nga kreu i qeverisë ndaj kryebashkiakut.
Edi Rama ka shpërndarë një mesazh në Whatsapp te deputetët dhe mesazhi që iu përçon është një goditje shumë e rëndë për drejtësinë, ku ju thotë mos u merrni me mbrojtjen e Erion Veliajt, ose në të kundërt dorëzoni mandatin e deputetit.
Pas daljes së Etjen Xhafaj ku ai thotë se Erion Veliaj është i pafajshëm, Rama e gjeti kleçkë Etjen Xahfaj. Rama është marrë personalisht me SPAK.
Çdo zë që dilte andej këtej, ishte një pikë ujë në oqeanin e Ramës. Rama është agresori kryesor i SPAK edhe kur ka të drejtë sot duket i pabesueshëm.
Nëse kërkon standard për Veliaj, pse nuk e kërkove për Metën dhe Berishën.
Rama i jep një goditje Velaijt ndërkohë që ai ka nevojë për mbështetje dhe mbështetje politike.
Ai ka nevojë për mbështetje nga ata që i ka mbështetur me vota dhe fushatë, ai mendon se gëzon të drejtën ta mbështesë, Rama ua ndaloi deputetëve dhe iu tha se nëse doni të mbështesni Veliaj dorëzoni mandatin e deputetit dhe vazhdoni mbështeteni.
Ky mesazh ishin të shtatat e Veliajt, “mos u merrni më me këtë punë, me këtë punë merrem unë”.
SPAK nuk është reforma, vetë Rama e përqendroi vëmendjen te SPAK.
Ai piketon dhe sulmon, mundohet të mos godasë të gjithë strukturën, por te ky pylli me pemë të drejta, ka ca dru të shtrembra.
SPAK duhet të reagojë, nuk ka rëndësi nëse sulmohet si strukturë e tërë apo si individ, SPAK duhet të reagojë në skuadër. Në të kundërt do e copëtojë.
Nuk e dimë kanë të drejtë apo jo se nuk kemi parë vendime të Gjykatës së Lartë.
Nivelin e hetimeve të SPAK do e shohim kur të shkojë në Strasburg.
Nuk mundet të sulmohet një prokuror në atë mënyrë.
Vetëm fakti që thotë Rama që masat e sigurisë janë pa vendim gjykata, është lajthitje e madhe, se të gjitha masat janë me vendim gjykate të GJKKO.
Prandaj sulmohet gjyqtari Erjon Bani. Gjithë trupa duhet të reagojë.
SPAK i është dhënë shumë pushtet dhe është sot mbi të gjitha gjykatat.
Nëse gjykata ka miratuar vendimet e Olsi Dados është gjykata që i ka miratuar dhe sulmi që i bën Veliajt në mënyrë nominale, është një rast që nuk e kemi parë se vjen nga pushteti.



