
Këtë të diel Papa Françesku është shfaqur në publik i ulur në një karrige me rrota.
Edhe pse nuk ishte ai që kremtoi meshën e së dielës, ai bëri predikimin e tij nga altari. Gjatë fjalës së tij Papa Françesku tha se njerëzit fokusohen vetëm te interesat e tyre dhe shtoi se Kisha nuk duhet të qëndrojë e mbyllur.
Ne fokusohemi vetëm në problemet dhe interesat tona, në nevojën për t'u dukur të rëndësishëm.
Kisha nuk mund të qëndrojë e mbyllur në vetvete, por duhet të "dalë jashtë". Fryma e Shenjtë gjithmonë i mëson kishës nevojën jetike për të dalë, nevojën fiziologjike për të shpallur, për të mos qëndruar e mbyllur në vetvete, për të mos qenë një tufë që forcon rrethimin, por një kullotë e hapur që të gjithë të mund të ushqehen me bukurinë e Zotit, na mëson të jemi një shtëpi mikpritëse pa mure ndarëse.



