Kthupi: SPAK po e kalon pengesën e politikës, i vetmi që kalon limitet e drejtësisë është Rama (VIDEO)

Kthupi: SPAK po e kalon pengesën e politikës, i vetmi që kalon limitet e drejtësisë është Rama (VIDEO)

Avokati Rezart Kthupi, për raportimin në Kuvend të kreut të SPAK, Altin Dumani thotë se Partia Socialiste nuk e mori në mbrojtje, por se kurthi ishte i përbashkët, nga PS e cila e ngriti kurthin procedurialisht dhe nga pala tjetër që sipas tij “e ngriti me llastiqe teli dhe guri”.

Kur kreu i SPAK raportoi në parlament, po të marrësh rezolutën që kishte përgatitur kuvendi, ishte me superlativa për punën e prokurorëve.

Të thuash që deputetët tanë nuk e dinë se nuk mund të bësh pyetje për çështje që janë nën hetim, është e rëndë. Kur çështja është nën hetim, çfarë mund të them.

Kur i thua ka patur rrjedhje informacioni, kjo është e saktë, se ka lidhje me mënyrën e funksionimit.

Kur e pyet pse ti heton vetëm opozitën dhe pyet për çështje konkrete. Hetimi është hetim, ai është drejtuesi i prokurorisë dhe nuk di çdo detaj të çdo dosje.

Drupal Ad

Duke folur nga studio e MCN Live, Kthupi deklaroi se pyetja që i duhej bërë kreut të SPAK, ishte nëse në raport me detyrat i ka çuar përpara ose jo.

Në vijim ai shtoi se drejtësia e pavarur dhe e pandikuar, është një drejtësi në epruvetë e cila nuk ndodh askund dhe se mund të ketë një qasje të tillë vetëm nëse bëhet një drejtësi robotike.

Çështja është nëse niveli i këtij ndikimi është i atillë që e pengon drejtësinë të funksionojë.

Drejtësia në të mirë a të keq, ky sistem i SPAK që kemi sot, ose jep disa indicie, dhe në një farë mënyre po e tejkalon pengesën që i ka vënë politika.

Sot i vetmi që është përtej limitit të drejtësisë është Edi Rama, gjithë të tjerët janë poshtë. Për të arritur deri te maja e piramidës, duhet të vendosësh gurët njëherë.

Jam i bindur se e njëjta strukturë do të arrijë dhe te Edi Rama por kur të vijë koha e duhur.

Kjo opozitë që duhet të kishte aleatin më të madh SPAK, sot e sulmon në mënyrën më brutale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy