
Analisti Andi Bushati e cilëson farsë urdhrin e fundit të SPAK për arrestimin e 15 të akuzuarve për inceneratorin e Tiranës. Në studion e “Të Paekspozuarit”, Bushati tha se çështja e inceneratorit dhe ajo e ish-klubit sportiv “Partizani” flasin për dy standarde të SPAK-it.
Duket sikur ka shproporcion. Lajmi i bujshëm i arrestimit të Berishës ishte për të “mbytur” inceneratorët. U trondita kur mora vesh se ishin 15 arrestime për inceneratorin e Tiranës. Ishin vetëm 2 nga Bashkia. Këtu është faji i SPAK-ut. Merr një Taulant Tusha e nuk i shkon hetimit në kokë, te çështja e Malltezit vë standardin se po ka vjedhur, ai ka vjedhur me firmën e Berishës.
Pra, ajo që na serviri SPAK është farsë. Beson njeri që mirë që inceneratorin e Tiranës nuk e paska bërë as Rama e as Veliaj, por u gjet një Taulant Tusha që për herë të parë ia pamë fytyrën.
Realja dhe e vërteta tërheq, falsiteti të gropos. SPAK-u serviri një gjellë të prishur. Këtu këtakanë vendosur: kumbullat dhe dardhat I kanë ngrënë peshqit e vegjël. Dhe duan të na bëjnë ta besojmë.
Në këtë vend banditizmat e mëdha dominohen nga lart dhe godasin njerëzit poshtë.



