Mitsotakis pranon përgjimin e opozitës: Politikisht është e papranueshme

Mitsotakis pranon përgjimin e opozitës: Politikisht është e papranueshme

Skandali i përgjimeve vazhdon ta ndjekë kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis. Gjatë një debati të ashpër në Parlamentin e Athinës, kreu i qeverisë përsëriti se përgjimi i telefonit të kryetarit të një partie opozitare ishte një veprim në përputhje me ligjet, por "politikisht i papranueshëm”. Pre e përgjimeve ra eurodeputeti dhe opozitari Nikos Andrulakis si dhe gazetari i financave, Thanasis Kukakis.

Mitsotakis tha se përgjimet kishin të bënin me çështje të sigurisë kombëtare, pa dhënë sqarime të mëtejshme, ndërkohë që theksoi se ai nuk kishte qenë në dijeni të përgjimeve.

Ish-kryeministri dhe kreu i partisë së majtë Syriza, Alexis Tsipras, e kritikoi ashpër Mitsotakisin. Ai tha se kreu i qeverisë ka detyrim ligjor, politik dhe moral të zbardhë çështjen, ndërsa kërkoi dorëheqjen e tij.

Mitsotakis refuzoi duke argumentuar se gjatë kësaj periudhe ku vendi po përballet me një tjetër valë emigrantësh, ai ka përgegjësinë për të drejtuar vendin.

Skandali i përgjimeve u bë publik në fund të korrikut. Në atë kohë, Andrulakis, kreu i partisë opozitare socialiste Pasok, paraqiti një padi në Gjykatën e Lartë për tentativë spiunimi në telefonin e tij celular, pasi gjeti të instaluar softuerin ilegal Predator. Në vazhdën e zbulimeve, shefi i inteligjencës dhe një këshilltar i afërt i kryeministrit dhanë dorëheqjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy