Gazetat australiane shtypin ballina me ngjyrë të zezë, kundërshtojnë ligjin e ri (VIDEO)

Gazetat australiane shtypin ballina me ngjyrë të zezë, kundërshtojnë ligjin e ri (VIDEO)

Ballinat e të gjitha gazetave në Australi kanë qenë të mbuluara vetëm me ngjyrë të zezë të hënën. Këtë e bënë në shenjë proteste kundër masave të qeverisë federale për ta penalizuar raportimin e shkeljeve dhe në disa raste, edhe për ta kriminalizuar gazetarinë.

Kampanja e nisur nga koalicioni australian “E drejta për të ditur”, vjen pas bastisjeve të ndërtesës së televizionit ABC në Sydney dhe shtëpisë së gazetarit të një gazete në qershor, ligjshmëria e të cilave po kërkohet të vërtetohet në gjykata.

Edhe versioni australian i gazetës britanike “The Guardian” është bërë pjesë e kësaj fushate. Kjo gazetë ka kërkuar që të respektohet e drejta për ta sfiduar vendimin e qeverisë lidhur me lëshimin e urdhër-arresteve për gazetarët dhe mbrojtjen e tyre nga burgimi për shkak të punës që e bëjnë.

Kuvendi i Australisë i ka miratuar më shumë se 60 ligje që kanë të bëjnë me fshehtësinë dhe spiunazhin në 20 vjetët e fundit. Tash për tash është duke i shqyrtuar ligjet për raportimin e parregullsive. Njëzet e dy ligje të tilla janë miratuar vetëm në dy vjetët e kaluar.

Sipas një sondazhi të bërë nga ky koalicion këtë muaj, 87 për qind e australianëve thanë se është e rëndësishme që Australia të jetë një demokraci e lirë, e hapur dhe transparente, ndërsa vetëm 37 për qind e tyre besojnë që atdheu i tyre është tash për tash një vend i tillë, shkruan “The Guardian”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy