Lobimi rus/ Apeli pushon çështjen, Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD shpallen të pafajshëm

Lobimi rus/ Apeli pushon çështjen, Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD shpallen të pafajshëm

Gjykata e Apelit ka pushuar çështjen ndaj Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD-së, Arben Ristanit dhe financierit Ilir Dervishi.

Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatësë së Shkalës së Parë, që vendosi në 13 janar pushimin e çështjes së lobimit rus.

Kështu dy vite hetime nga prokuroria e Tiranës, gjyqtari Lazer Sallaku i cilësoi të pavlefshme duke rrëzuar akuzën e ngritur nga organi i akuzës për falsifikim kundër Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD-së, lidhur me lobimin në SHBA, pasi sipas tij nuk faktohet një gjë e tillë.

Pas apelimit të Prokurorisë, Apeli vendosi që ta mbyllë përfundimisht këtë çështje.

Prokuroria i akuzoi tre zyrtarët e opozitës për falsifikim dokumentash lidhur me kontratat e lobimit të PD-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shumën e 675 mijë dollarëve.

Këtë shumë, Kompania e Nik Muzin pohoi se i ka marrë nga tri pagesa në vitin 2017 për veprimtari lobuese në dobi të Partisë Demokratike.

Partia Demokratike, sipas prokurorëve, nuk i deklaroi këto pagesa, i falsifikoi dokumentat dhe pranon vetëm një pagesë 25 mijë dollarësh.

Por organi i akuzës fillimisht u tërhoq nga akuza e pastrimit të parave dhe i qëndroi vetëm falsifikimit të dokumentave, akuzë e cila u rrëzua nga Gjykata, shkalla e parë dhe Apeli për mungesë provash.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy