Melania Trump reagon për lidhjet jashtëmartesore të bashkëshortit: Donald dhe unë duhemi

Melania Trump reagon për lidhjet jashtëmartesore të bashkëshortit: Donald dhe unë duhemi

Zonja e Parë e SHBA Melania Trump ka hedhur poshtë spekulimet rreth situatës së martesës së saj, duke thënë se çështjet e supozuara martesore të bashkëshortit të saj se ka patur lidhje jashtëmartesore me femrat të tjera nuk janë "shqetësim", pasi përqëndrimi i saj është se ajo ka gjëra më të mira për të bërë, duke thënë se ato janë spekulime mediatike

Në një intervistë me ABC News, ajo tha se spekulimet e mediave rreth martesës së saj nuk ishin "të këndshme" .

I pyetur nëse e do presidentin Donald Trump, ajo tha: "Po, ne jemi mirë."

Shefi i Shtëpisë së Bardhë mohon të ketë marrëdhënie jashtëmartesore. por ylli i filmave për të rritur Stormy Daniels dhe ish modelja e Playboy Karen McDougal ka pohuar se ato kishin lidhje me të.

Melania TrumpMelania Trump reagon për lidhjet jashtëmartesore të bashkëshortit

Zonja Trump tha se e donte bashkëshortin e saj dhe se mbulimi i medias mbi marrëdhënien e tyre nuk ishte gjithmonë e saktë.

"Unë jam një nënë dhe një Zonjë e Parë, dhe kam gjëra shumë më të rëndësishme për të menduar e për të bërë. Kjo çështje nuk është shqetësimi dhe fokusi im. E di që njerëzit duan të spekulojnë dhe media do të spekulojë për martesën tonë. E kuptoj që ngjarjet rozë shesin gazetat e revistat dhe fatkeqësisht ne jetojmë në këtë botë.”, tha Melania.

Ajo shtoi se ka njerëz që janë aktualisht në Shtëpinë e Bardhë dhe nuk i beson aspak.

Intervista u regjistrua në udhëtimin e saj javën e kaluar në katër vende afrikane.

Në pjesën e parë të intervistës të publikuar të enjten, Melania Trump tha se gratë që pretendojnë abuzimin seksual duhet të prodhojnë "prova shumë të vërteta".

Por McDougal thotë se kishte një marrëdhënie 10-mujore me Trump që ka filluar në vitin 2006. 

Karen McDougal merr pjesë në një parti Playboy në Miami Beach, Florida më 6 shkurt 2010

Në rastin tjetër Stormy Daniels, emri i së cilës është Stephanie Clifford, pretendon se kishte marrëdhënie seksuale me Trump në shtëpinë e tij në Liqenin Tahoe, një zonë turistike midis Kalifornisë dhe Nevadës. Ajo tha se në vitin 2006 kishte një marrëdhënie "të vazhdueshme" edhe pas kësaj takimi.

Stormy Daniels

Daniels ka paditur presidentin për të dalë nga një marrëveshje e ashtuquajtur "heshtje" para zgjedhjeve të vitit 2016, duke i ofruar një pagesë prej 130,000 dollarë të dhënë këto që janë publikuar nga avokati i Trump, Michael Cohen, në këmbim të heshtjes së saj .

Por Trump ka hedhur poshtë akuzat e të dyja grave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy